Aktualitet

“6 vajza kanë frikë të dalin”, protestë pas sherrit në Qytetin Studenti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 05/11/19 |
ro ot

Studentë dhe pedagogë kanë protestuar sot paradite, pas sherrit të djeshëm në Qytetin Studenti ku u përfshinë disa studentë të Ekonomikut.


Të mbledhur në shenjë proteste para fakultetit, ata bëjnë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dhunës. Pedagogu Rezart Prifti tha se “ne jemi njerëz të penës, jo të pistoletës. Jemi pak a shumë në situatën ‘më jep notën, se të çaj gojën’. Siguria në institucione është zero”.


Duke folur për incidentin e djeshëm ai tha se studentët janë në vitin e tretë Bachelor, ndërsa ata horrat kanë qenë moshë më të madhe. “Ata nuk e kanë nisur fare fakultetin. Kjo është një situatë banale.
Organizimi i sotëm ishte spontan dhe unë mendoj se duhet të vazhdojë, derisa të dalin horrat, sepse gjashtë vajza rrinë aty, pasi kanë frikë të dalin. Vajzat fatmirësisht nuk kanë rënë pre e dhunës”, tha pedagogu Prifti. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në Qytetin Studenti.


 



Etiketa: , , , , ,

Pas