fbpx

ShowBizz

6 vite martesë me balerinin, ja dedikimi i ëmbël i Belen Rodriguez






               Publikuar në : 14:28 - 21/09/19 |
mapo.al

Prezantuesja Belen Rodriguez dhe balerini Stefano De Martino kanë patur deri para pak kohësh një marrëdhënie mjaft të komplikuar. Mirëpo, çifti ka festuar këto ditë 6-vjetorin e martesës dhe Belen përmes disa fotove në “Instagram” nuk ka ngurruar ta cilësojë të shoqin si dashurinë e madhe të jetës së saj.


“Ti që më bën të lumtur, ti që më mërzit, ti që e bën zemrën time të lëvizë, ti që je pasion, ti që je adrenalinë, siguri, pasiguri, brishtësi. Ti që je aventurë dhe dëshirë. Ti që je bota e pazbuluar, ti që je vendi im i lumturisë. Të dua, gëzuar përvjetorin jeta ime”-ka shkruar Belen krahas fotove të realizuara ndër vite.



Belen dhe Stefano janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Santiago. Ata u lidhën në martesë në vitin 2013 dhe më pas u ndanë. Por, me ç’kuptohet, dyshja është bashkuar dhe duken më të dashuruar se kurrë.

https://www.instagram.com/p/B2osNpyHHQb/


Etiketa:

Pas