6 vite pa Sokol Olldashin, si e kujtojnë miqtë dhe bashkëpunëtorët

Nga Leonard Quku

Ora 22:00 e mbrëmjes së sotme shënon 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, në një aksident rrugor pranë tunelit të Krrabës. Ajo natë me shi i cili binte me jo pak tërbim, do të ishte e fundit për një nga politikanët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike dhe jo vetëm. Ishte 20 nëntor 2013. Olldashi në kthim nga Elbasani në drejtim të Tiranës, pëson një aksident fatal. Automjeti i tij doli nga rruga në një kthesë dinake te “Kafja e Kiut” dhe pas 2-3 batimeve përfundon disa metra poshtë në rrëpirë. Lajmi i keq përhapet menjëherë, Sokol Olldashi nuk është më.




Automjeti i aksidentuar me të cilin udhëtonte Sokol Olldashi

Në këtë 6-vjetor kanë qenë jo të paktë miqtë dhe bashkëpunëtorët të cilët e kanë kujtuar me dedikime në rrjetet sociale. Për familjarët ai është i paharruar në çdo sekondë të ditës. Ndër miqtë e parë që e kujtoi sot Olldashin ka qenë Çim Rexha, i cili ka publikuar një video të rrallë në rrjetet sociale, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë. Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.

Për katër legjislatura u zgjodh si deputet i Partisë Demokratike, duke shërbyer edhe si ministër i Brendshëm e i Transporteve në qeverinë e demokratëve, 2005-2013. Demokratët janë ata që e ndiejnë edhe më shumë mungesën e Sokolit, një zë i fuqishëm kundër padrejtësisë, i drejtpërdrejtë me kundërshtarin si dhe koleg e ortak i besueshëm për grupimin politik ku militoi. Ishte kryedemokrati Lulzim Basha i cili postoi sot në mëngjes në Twitter një foto me Glaukun, djalin e madh të Sokol Olldashit si dhe duke shkruar: Na mungon Sokoli!

Postimi i Bashës
Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Na mungon Sokoli.

Edhe figura të tjera të Partisë Demokratike kanë përcjellë mesazhe për ish-bashkëpunëtorin e tyre, i cili tashmë jeton dhe dop të jetojë përgjithmonë përmes kujtimeve.

Kush ishte Sokol Olldashi
Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’.

Ndërsa në vitin 2001 u zgjodh për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Katër vite më vonë, Olldashi u rizgjodh në Kuvend, me fitoren në Shijak.

Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi mori postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës, post që u fitua nga ky i fundit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252