fbpx

Kryesore

6 vjet zvarritje, hapet në qershor një korsi e By Pass-it të Fierit





               Publikuar në : 19:02 - 02/03/19 |
mapo.al

Pas 6 vjetësh zvarritje të punimeve, rruga e By Pass-it të Fierit tashmë është në fazën intensive të punimeve të saj. Punimet nisën në vitin 2011, por ecuria e ngadaltë e tyre dhe shkelja e kontratës, detyroi qeverinë shqiptare që të rindërtojë edhe njëherë 22 kilometrat e kësaj autostrade. Sot në gjurmën e By-Passit të Fierit ka përfunduar faza e parë e punimeve, ajo e mbushjes me gurë.


Në muajin Qershor, me hapjen e sezonit turistik, pritet që njëra korsi të jetë e përfunduar, çka do të shkurtojë në 20 minuta rrugën Levan–Fier, ndërsa kompania do të vazhdojë punimet për dy korsitë e krahut tjetër të autostradës.



By Pass-i Fierit zhvendos qarkullimin e automjeteve në anën perëndimore të Fierit, duke bërë kështu lidhjen me autostradën Lushnjë–Fier, Fier–Vlorë dhe Levan–Tepelenë. Problemet me kompaninë e parë, e cila fitoi garën për ndërtimin e këtij segmenti për shkak të ecurisë së dobët të punimeve shtynë me 3 vjet përfundimin e rrugës. Prej 3 muajsh punimet në këtë segment kanë rinisur, ndërsa planifikohet që autostrada të jetë gati në fund të vitit. E gjithë kontrata e kësaj rruge kap vlerën 37.9 milion euro.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas