Dikur

6-vjetori i vizitës sё parë tё Papa Françeskut në Shqipëri







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 21/09/20 |
mapo.al

Mё 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi udhën e Shqipërisë për të vizituar kontinentin e Vjetër – Evropën. E, në Tiranё Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se “forca e besimit nё Zotin dhe e çdo komuniteti fetar është dashuria e Hyjit” qё fiton mbi çdo kundërshti e tё keqe. “Memoria e martirëve, që qëndruan besnikërisht në fenё e tyre në Zotin, gjatë diktaturës komuniste, është garanci për të ardhmen e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre është farë që sjell frytet e paqes e të bashkëpunimit vëllazëror”.


Ajo e Papës në Tiranë ishte një vizitë e cila në radhë të parë solli mesazhe të jashtëzakonshme, mesazhe vlerësimi pa dyshim, por mbi të gjitha shprese dhe besimi. Besimi tek Zoti, besimi tek e mira, besimi tek njëri-tjetri, dhe mbi të gjithë, e solli popullin shqiptar me ato virtyte dhe parime, që i ka trashëguar brez pas brezi, në vëmendje të mbarë botës.


Vizita e 21 shtatorit 2014 nё Tiranё, ishte një përqafim atëror i Papёs Françesku me mbarë popullin shqiptare, duke u nisur nga mё tё varfrit, tё mёnjanuarit, tё persekutuarit, pёr tё vazhduar me popullin e Zotit dhe tё gjithё qytetarët e Shqipërisë, pa dallim, e deri te udhëheqësit e komuniteteve fetare, autoritetet me të larta të vendit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, te kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e të tjerë.



Më 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku u takua me mbarë popullin shqiptar, të cilin e përshëndeti përzemërsisht duke i lënë, atë ditë të paharrueshme, edhe disa porosi, që ende sot janë aktuale për realitetin shoqëror të vendit të shqiponjave.


Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij tё 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarёsh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha pёrshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre Atit tё Shenjtё. Kёto dy fjalё pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku, i cili shkoi tё pёrforconte nё fe besimtarёt katolikё, por edhe tё bekonte gjithё popullin shqiptar.


Përmes fotografive tё l’Osservatore Romano-s, ja disa momente tё asaj vizite tё veçantë e tё paharrueshme tё Papës Françeskut nё Tiranë, mё 21 shtator 2014.

<
>
cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (1) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (2) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (3) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (4) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (5) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (6) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (7) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (8) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (9) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (10) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (11) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (12) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (13) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (14) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (15) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (16) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (17) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (18) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (19) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563 (20) cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas