Një grup alpinistësh që po ngjiteshin në malin e Sotirës të Dropullit janë bllokuar.
Raportohet në media se një grup prej 60 alpinistësh u nisën mbrëmjen e kaluar drejt malit Morgana, teksa disa prej tyre kanë rrëshqitur sot gjatë ngjitjes dhe janë bllokuar.
Aktualisht një 17-vjeçar është lokalizuar nga forcat shqiponja dhe zjarrfikëse.
17-vjeçari ka pësur dëmtime në këmbë pasi është përplasur në disa shkëmbinj.
Njoftimi i Policisë
Gjirokastër/ Informacion Paraprk
Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.
Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.