Politika

60 viktima nga zjarri, Nishani mesazh ngushëllimi Greqisë: Tragjedi e dhimbshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 24/07/18 |
mapo.al

Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, ku nga zjarret humbën jetën 60 persona dhe u plagosën 556 të tjerë.


Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. Po ashtu ai theksoi se nga kjo fatkeqësi u prekën edhe bashkëkombësit shqiptarë.


“Fqinji ynë Greqia nën një fatkeqësi madhore zjarresh me jetë të humbura e shumë të lënduar.
Midis tyre edhe bashkëkombës tanë shqiptarë.
Lutjet tona për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie të dhimbëshme.
Ngushëllimet dhe solidariteti ynë me familjet e të gjitha viktimave, me urimin për një shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve. 🙏”, shkruan Nishani./BW/






Etiketa: , , ,

Pas