Kronika

60-vjeçari kurohej prej 10 ditësh, 5 vetëvrasje në spitalet COVID në pak muaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 30/11/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje të reja nga vetëvrasja e pacientit 60-vjeçar nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.



60-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku kishte 10 ditë i shtruar nga koronavirusi dhe po kurohej për sëmundjen e rrezikshme.


Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e agravuar ditët e fundit, çka ka bërë që pacienti Leonard Skabona nga Rrësheni t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.




Pacienti është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, teksa kishte gjetur pikërisht një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.



L.S është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet Covid, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”, brenda një periudhe të shkurtër kohore.


***

Vetëm tre javë më parë te spitali COVID1, Infektivi, u vetëvra pacienti 69-vjeçar nga Fieri, Reshit Grembi. Ai u hodh nga kati i tretë i spitalit ku ishte shtruar prej dy ditësh për t’u kuruar nga koronavirusi. Familjarët akuzuan mjekët se nuk i kishin dhënë mjekim teksa i ndjeri kishte vështirësi në frymëmarrje, shqetësim të cilin ai ia kishte përcjellë edhe djalit që kishte emigrant në Gjermani.

Lexo edhe :  Vdekjet nga koronavirusi në SHBA tejkalojnë ato të Luftës së Dytë Botërore

Tre vetëvrasjet e tjera të mëparshme, janë regjistruar te spitali COVID2, “Shefqet Ndroqi”.

Rasti i parë ndodhi në muajin gusht. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhino Koça, i cili gjithashtu në kushte të rënduara psikologjike prej izolimit dhe gjendjes shëndetësore, kreu aktin e vetëflijimit.

Më pas, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në shtator ku humbi jetën Hasan Mira rreth 65 vjeç. Ky i fundit ishte vjehrri i deputetit të PS në Kurbin, Gjetan Gjetani.

Rasti i tretë u regjistrua në nëntor, më konkretisht më 1 nëntor. Ishte 53-vjeçari me iniciale Preng Gjonaj nga Tropoja i cili zgjodhi t’i jepte fund jetës në mënyrën më tragjike të mundshme, duke u pasuar nga Reshit Grembi, vetëm 10 ditë më vonë.

LEXO EDHE: 

Tjetër tragjedi te spitali COVID2, 60-vjeçari hidhet nga dritarja dhe ndërron jetë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas