Pas lajmit tronditës se 60-vjeçari Leonard Skabona u hodh gjatë mesnatës nga kati i dytë i “Shefqet Ndroqi”, spitali ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar.
Ky institucion shëndetësor thotë se rasti po hetohet nga organet kompetente, dhe njofton se ka siguruar shërbimin e psikologut, si dhe ka rritur masat e sigurisë.
Spitali “Shefqet Ndroqi” bën gjithashtu me dije se pacienti Skabona u shtrua më 28 nëntor, dhe brenda të njëjtës ditë iu kryen ekzaminimet imazherike dhe iu nënshtrua terapisë së plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.
Në spitalet COVID të Tiranës janë regjistruar 4 vetëvrasje më herët, në radhët e pacientëve që kurohen për koronavirus. 60-vjeçari është viktima e pestë që i jep fund jetës në mënyrë tragjike, në kushte të rënda psikologjike prej sëmundjes.
LEXO EDHE:
Tjetër tragjedi te COVID2, 60-vjeçari hidhet nga dritarja e spitalit dhe ndërron jetë