fbpx

Aktualitet

613 kg kokainë, ja sa vite burg kërkohet për Çekajn dhe punëtorët





               Publikuar në : 11:06 - 20/11/19 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për pronarin e “Arbi Garden”, Arbër Çekaj dhe dy punëtorët. Ata  akuzohen për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.


Kështu prokuroria ka kërkuar që të dënohet me 21 vite burg Arbër Çekaj, 16 vite për Donaldo Lushajn dhe 13 vite Armando Pezakun.



Por të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.


Gjykata e Krimeve të Rënda më herët pranoi kërkesën e tyre, duke bërë të mundur që ata të përfitonin ulje me 1/3 e dënimit.

Arbër Çekaj duke përfituar nga ulja e dënimit rrezikon të dënohet me 14 vite burg, Donaldo Lushaj me 10.8 vite burg dhe Armando Pezaku me 8.8 vite burg.

Sipas organit të akuzës, Çekaj dyshohet se është pjesë e trafikut të lëndëve narkotike pasi sasia e drogës prej 613 kg kokainë u gjet në kontienerin që po transportonte bananet në magazinën e tij në Maminas.

Kjo është një sasi rekord e kapur në vendin tonë për sa i përket lëndës narkotike të llojit ‘kokainë’.

Lexo edhe:

Dokument/ Çekaj: Jam i pafajshëm, prokuroria komplot kundër meje


Etiketa: ,

Pas