Aktualitet

613 kg kokainë në Maminas, Gjykata refuzon kërkesën e Armando Pezakut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 08/05/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Armando Pezakut për t’u gjykuar veçmas nga Armando Lushaj dhe Arbër Çekaj, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.


Pezaku ishte shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga nga porti i Durrësit në Maminas.


Kërkesa për veçim të çështjes erdhi për shkak të ngecjes së procesit ndaj tij dhe të bashkëpandehurve Arbër Cekaj dhe Donaldo Lushaj prej nëntorit 2019, pas leximit të konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë.


Përmes avokatit të tij, Ardian Visha, Pezaku ka pretenduar se të gjitha seancat e mëvonshme janë shtyrë për shkaqe qe nuk kanë lidhje me të dhe se ai ka qenë i gatshëm të paraqesë konkluzionet e mbrojtjes prej 5 muajsh.


Kërkesa e Pezakut nuk u pranua nga gjykata. Duke e pretenduar qëndrimin të njëanshëm, avokati Visha kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.

Në nëntor 2019 prokuroria kërkoi 14 vite burg për biznesmenin Arbër Cekaj, 10 vjet e 8 muaj për Donaldo Lushajn dhe 8 vjet e 8 muaj për Armando Pezakun.

Kamioni dhe kokaina që u sekuestruan në Maminas


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas