Tirana ka kapur sot rekord rastesh me koronavirus në 24 orët e fundit, të personave të testuar pozitivë, duke rritur në mënyrë alarmante edhe numrin e personave aktivë në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se më shumë se gjysma e rasteve totale ditore, janë konfirmuar në Tiranë, me 62 të infektuar.
Ndërsa numri i të vdekurve nga COVID-19 në kryeqytet ka arritur në 47, duke mbajtur sërish numrin rekord në krahasim me qytetet e tjera.
Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19
Qytetet e prekura dhe numri i rasteve
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18
Humbje jete – 89
Të vdekur sipas qarqeve
Qarku Tiranë – 47
Durrës – 14
Fier – 5
Vlorë – 2
Shkodër – 14
Kukës – 1
Elbasan – 4
Lezhë – 1
Berat – 1