Aktualitet

63-vjeçari dibran i zhdukur prej 6 ditësh, dyshimet e familjarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 10/05/20 |
mapo.al

Një 63 vjeçar prej 6 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët e tij, të cilët dyshojnë se është mbytur në ujërat e lumit Drin.


Sefedin Lleshi rreth 63 vjeç, nga fshati Rreth-Kale i njësisë administrative Muhurr në Dibër prej 6 ditësh familjarët dhe banorët e zonës po kërkojnë në brigjet e Drinit deri në afërsi të Kukësit, por nuk kanë mundur ta gjejnë trupin.


Ndërkohë familjarët për të gjetur trupin e 63-vjeçarit kanë kërkuar ndihmën e policisë të cilët janë angazhuar një ditë dhe më pas kanë lënë kërkimet.


Familjarët tashmë kërkojnë dhe presin ndërhyrjen e një ekipi polumbarësh për të gjetur trupin./ abcnews



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas