Kryesore

69 raste të reja me koronavirus, zgjerohet harta e qyteteve të prekura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 30/06/20 |
mapo.al

Nga 371 testime për të dyshuar me COVID-19, pozitivë janë konfirmuar 69 persona në vendin tonë (64 ishin një ditë më parë).


Tre qytete i janë shtuar sot hartës së koronavirusit si Fieri, Kavaja dhe Lushnja. Numrin më të madh të të infektuarve ditorë e ka Tirana me 23 raste, Durrësi me 10 dhe Kruja me 6.


Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se 25 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Tre qytetarë kanë humbur jetën orët e fundit, të moshës 44, 71 dhe 85 vjeç duke e çuar numrin total të të vdekurve nga pandemia në 62.


2535 shkon numri i përgjithshëm i të infektuarve prej të cilëve janë shëruar 1459. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1014 persona.


Bilanci ditor

62 viktima – Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

79 pacientë te Infektivi – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

69 raste pozitive – Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

25 të shëruar – Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1014 persona aktivë – Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Apeli për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Paralajmërimi Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. 

LEXO EDHE: 

Rëndohet bilanci/ Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas