Aktualitet

7 drejtorë në 10 muaj, Lame prezanton kreun e ri të Kadastrës së Vlorës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 13/07/20 |
mapo.al

Në vetëm dhjetë muaj shtatë drejtorë janë ndërruar në Kadastrën e Vlorës. Ndërsa për të prezantuar drejtorin e ri Andi Binaj këtë herë ka shkuar vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame.


Lame renditi disa prej problematikave të këtij qarku sa u përket pronave, të cilat kanë sjellë dhe dorëheqjet e shumta të drejtorëve të Kadastrës në Vlorë. I sapoemëruari Andi Binaj do të zëvendësojë Jurgen Pilkapin, i cili dha dorëheqjen pas qëndrimit në këtë detyrë 15 ditë.


Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave. Askund si në Vlorë ka patur probleme procesesh gjyqësore nga 5 e 10 vite. Kanë qenë vendimet e prokurorisë për zbulimin e grabitjes së pronës shtetërore e private. Kanë qenë konflikte civile që kanë mbushur kronikat e zeza të mediave. Vlora nuk është vetëm bregdet por ka shumë zona të mëdha bujqësore dhe blegtoriale. Procesi i legalizmit nuk ka hequr keq. Janë kryer mbi 10 mijë dhe drejtorit të ri do i dalë detyra për të përshpejtuar këtë proces. Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme, u shpreh Lame, teksa i dha fjalën drejtorit të ri Andi Binaj.


Quhem Andi Binaj, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Kam arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet, -tha Binaj.



Etiketa: , ,

Pas