Aktualitet

7 petët e korrupsionit me Unazën e Madhe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 28/09/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Helidon Bushati në një status në rrjetet sociale ka renditur 7 pikat të cilat po shkelen nga Qeveria në ndërtimin e Unazës së Madhe. Ai i quan këto pika si “peta të korrupsionit’.






Statusi i plotë:


“Kur u pyet së fundmi nga Televizioni francez dhe Zëri i Amerikës lidhur me korrupsionin në qeverisje, kryeministri i vendit, Edi Rama tha se është angazhuar në luftë ndaj këtij fenomeni.







Teksa bën propagandë, ka në dorë një aferë tejet të dyshimtë, që ka të bëjë me lotet e Unazës së Madhe. Në çdo drejtim, bien në sy kriteret e vendosura enkas për të përjashtuar disa, e për të favorizuar ca të tjerë. Ky është korrupsioni.




Në fillim, ka lënë jashtë kësaj gare operatorët ndërkombëtarë. Duke qënë se shuma është e madhe, ka një detyrim për të bërë tender të hapur ku të marrin pjesë dhe ato. Por, mjeshtrat e rilindjes u kanë lënë vetëm 30 ditë kohë kompanive të huaja që të bëjnë gati në shqip qindra faqe dokumente.
Tenderi është njoftuar me 16 gusht, dhe afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit ka qënë 15 shtatori.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama: Ballkani i Hapur ndalon riprodhimin e historisë


15 kritere penalizuese për disa dhe të qepura enkas për ca të tjerë janë vendosur, duke i krijuar komisionit të vlerësimit hapësirën e duhur për të marrë vendimin për fituesin e paracaktuar.

Kërkojnë edhe kualifikimet akademike të stafit. Apo edhe skema onganizative të ekipit. Aq më shumë në kushtet kur kemi të bëjmë me 7 lote, dhe rruga nuk do të jetë e vlefshme deri në përfundimin e të tërës. Pra kemi të bëjmë vetëm me ndarje favoresh dhe privilegjesh.
Shihni çfarë ndodh me lotin e 3-të, që ka edhe vlerën më të madhe prej 25 miliardë lekësh. Për këtë, kërkohet numri më i ulët i punonjësve, stafit kryesor dhe paisjeve të kompanisë. Kurse në lotin më të vogël, me vlerë 18 miliardë lekë, duhen kapacitete sa dyfishi i asaj që kërkojnë për lotin më të madh. Lojëra me lotët dhe sidomos me paratë e shqiptarëve.

Partia Demokratike dhe unë si përfaqësues në Kuvend, do të luftojmë pa kompromis për të siguruar transparencë dhe për të parandaluar abuzimin e qeverisë.

5


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas