7 të dënuar me Covid-19 në burgun e Fushë-Krujës, janë transferuar drejt burgut të Shën Kollit në Lezhë.
Mësohet se të infektuarve u është marrë tamponi, sikundër edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me to.
Risjellim në vëmendje se burgu i Shën Kollit në Lezhë është kthyer në karantinë për të gjithë të dënuarit të infektuar me Covid-19.
Nuk ka një shifër zyrtare për numrin e të infektuarve në këtë institucion, por një javë më parë u raportua për 6 të dënuar pozitivë që vijonin të trajtoheshin brenda tij.
Ditën e djeshme ndërruan jetë 19 të prekur dhe rezultuan 744 të infektuar në vend.
1
Etiketa: burgu i fushe krujes, burgu i shen kollit, Pandemia COVID-19