Tërmeti shkatërrimtar 6.3 ballësh në Kroaci është pasuar gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme nga 7 lëkundje të tjera sizmike, po me epiqendër në qytetin Petrinja.
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundjet ishin me magnitudë 3-4 të shkallës Rihter.
Risjellim në vëmendje se dje qindra banesa pësuan dëme të mëdha, 7 persona humbën jetën, mes tyre një e mitur 12 vjeç, dhe dhjetra mbetën të plagosur.
Sipas mediave kroate, ekipe shpëtimi nga e gjithë Kroacia janë stacionuar në Petrinja për kërkimin dhe shpëtimin e personave të mbetur në rrënoja.