Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë do të marrë fund gangrena e tmerrshme e plehrave.
Ndërsa u njoh sot me punimet që po realizohen në landfillin e ri në Berat, Rama tha se tashmë jemi në kushtet e një transformimi rrënjësor.
Ai nuk ngurroi të bënte një krahasim me situatën e mbetjeve rreth 6-7 vite më parë, që për të “ishte jashtë kontrollit në të gjithë territorin e vendit”.
“Falë PPP-ve, Sharra është kthyer dhe do të marrë formën e një parku. Durrësi, gangrena e Porto-Romanos po mbyllet dhe së shpejti do të kemi zgjidhje përfundimtare për pikën e punimit. Fierin e kemi përfundimisht të zgjidhur, Elbasanin e kemi të zgjidhur.
Vlora është në proces investimi, Korça me të gjithë bashkitë është problem i zgjidhur. Me Beratin mbyllet një situatë skandaloze, ku ndotja ishte e përhapur. Besoj që po mbyllet një plagë prej dekadash që kërkon kohën dhe durimin e saj. Kjo ne nuk na mungon!”- tha kryeministri Edi Rama.