Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme te Liqeni Artificial. Mësohet se një 70-vjeçar është mbytur.
Identiteti i rij ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.