Një situatë aspak e hijshme është regjistruar sot gjatë ceremonisë së 70-vjetorit të Teatrit Migjeni.
Për disa minuta (7-8) është shkëputur energjia elektrike. Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur ky teatër do të nderohej me titullin ‘Nderi i Kombit’ nga presidenti Ilir Meta. Megjithatë aktiviteti vazhdoi nën dritat e celularëve.
Nga skena drejtoresha e teatrit Migjeni, Rita Gjeka, tha se ka dërguar një shkresë tek OSHEE, nuk është marrë asnjë masë.