Aktualitet

71 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit në Kosovë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 16/05/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 71 raste të reja nga 3377 testime të kryera për koronavirusin.






Në po të njëjtën periudhë, mësohet se janë shënuar dy viktima nga Covid-19.


Lajmi i mirë është se janë shëruar 173 persona.







Njoftimi zyrtar



173 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Lexo edhe :  Koronavirusi - 849 të infektuar, 5 viktima dhe 982 të shëruar në 24 orë

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.

1


Etiketa: ,

Pas