Babai dhe dy djemtë janë dënuar nga Gjykata e Fierit me 72 vite burg, pasi akuzohen për vrasjen e biznesmenit Neim Suli.
Dënimi është dhënë gjatë ditës së sotme, për Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo.
Gjatë procesit, Sulo është mundur që ti shfajësojë djemtë e tij, duke thënë se krimin e ka bërë vetëm, por për prokurorinë ata të 3 kanë bashkëpunuar.
Por akuza ka çuar përgjimet satelitore të telefonave duke provuar të kundërtën e asaj që thoshte babai i djemve.
Biznesmeni Neim Sulit u vra për një konflikt mes tij dhe autorëve për zhurmat që shkaktoheshin nga pika e servisit pranë banesës së viktimës.