Shtatë mijë e pesëqind delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mblidhen sot për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.
Kryesia e selisë blu miratoi dy ditë më parë listën e plotë të kandidatëve me 600 emra, nga të cilët në fund do të zgjidhen 300 anëtarë.
Lista e gjatë e propozimeve të kryedemokratit nuk ka sjellë surpriza, pasi Basha e ka parë të udhës që të dërgojë për votim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët e tij, Edit Harxhin, ish-sekretarin e përgjithshëm, Arben Ristani, dhe kryetarin e këshillit, Bujar Nishani.
Por ky i fundit për shkak të posteve të larta që ka mbajtur nuk i nënshtrohet votimit duke u zgjedhur automatikisht.
Gjithashtu, sot do të votohen edhe ndryshimet statutore të propozuara nga kreu i demokratëve Basha, të vetmet që morën pëlqimin e kryesisë.
Përmes tyre, Basha synon zgjerimin e kryesisë, Këshillit Kombëtar, shtimin e sekretariateve dhe atë të nënkryetarëve. Kuvendi Kombëtar do të njihet gjithashtu edhe me analizën e humbjes së demokratëve në zgjedhje, që e cilësojnë masakër elektorale.
Kuvendi Kombëtar nis mbledhjen në orën 11:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Procesi i votimit hapet në orën 12:00 dhe përfundon në orën 16:00.
Procesi i numërimit fillon në orën 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së do të çelet nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërkohë më pas axhenda parashikon që 19 drejtuesit politikë të mbajnë fjalën e tyre, duke folur nga 10 minuta.
Në kryesinë e dy ditëve më parë, kryedemokrati Lulzim Basha ka porositur drejtuesit politikë që të flasin vetëm për atë që ai e quan masakër zgjedhore të 25 prillit.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar
LEXO EDHE: