Kryesore

76-vjeçari nga Shkodra lë spitalin pas 40 ditësh betejë me koronavirus







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:38 - 07/09/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastisliu ka bërë publike rastin e një të shëruari nga Covid-19 që la sot spitalin për t’iu bashkuar familjes.


Manastirliu shkruan se 76-vjeçari nga Shkodra mposhti virusin pas një beteje prej 40 ditësh të vështira, ndërsa bën thirrje për zbatim të masave ndaj koronavirusit.


“Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor .



Mos e ulni vigjilencën, të zbatojmë rregullat”, shkruan Ministrja.


Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 80 pacientë të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit.



Etiketa: , ,

Pas