Kryesore

76 vjet nga gjenocidi grek, Idrizi: Harresa, vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 22/06/20 |
mapo.al

Qytetarë, mbështetës të PDIU dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria vendosën sot lule në instalacionin “I love Çamëria” (Unë e dua Çamërinë), në sheshin Skënderbej, në përkujtim të 76-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.


Në fjalën e tij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përsëriti thirrjen për drejtësi dhe kthim të çamëve në tokat e tyre, duke i drejtuar edhe një apel të drejtpërdrejtë kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, por edhe popullit grek.


“Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis, babain e tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, i cili në bisedime me kryeinistrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Sot thirrja “Mos e harro Çamërinë” i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë“, u shpreh Idrizi.


Kritik ai ishte me qeverinë shqiptare e cila nuk po bën sa duhet në respektim edhe të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për çështjen Çame. Idrizi tha se gabojnë ata që mendojnë se shqiptarët e Çamërisë do të lodhen së kërkuari të drejtat e tyre, për shkak se ka kaluar shumë kohë.


“Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë çështjen Çame. Ne me mesazhin “Mos e harro Çamërinë” i drejtohemi qeverisë shqiptare e cila sot duhej të përkujtonte 27 qershorin, ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, një detyrimin që buron nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën e përkujtimit mbi gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Sot i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e madh që rrjedh nga rezoluta, punimin për ditë për zgjidhjen e çështjes Çame. Për të gjithë ata që mendojnë se ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë, unë sot po ju them se ne do të lodhemi të fundit. “, vijoi Idrizi.

Java Çame do të kulmojë më marshimin e përvitshëm në Qafë Botë, te Varrezat e Kllogjërit ku prehen mijëra çamë të masakruar nga ushtarët grekë të Napolon Zervës.

Deklarata e plotë e Idrizit
Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë çështjen Çame. Dhe të mbulosh me harresë vuajtjet, sakrificat, flijimet, do të thotë ta kthesh çështjen shqiptare të Çamërisë në një varrezë të vetëdijes kombëtare dhe të shqiptarisë. Fatmirësisht vonesa dhe kujtesa mbi gjenocidin është sot e gjallë dhe përbën vetëdijen kombëtare. Për të gjithë ata që mendojnë se ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë, unë sot po ju them se ne do të lodhemi të fundit.

Ne fillojmë sot së bashku me shoqatën Çamëria, “Javën Çame” që tashmë është bërë e përvitshme. Këtë vit ne e kemi me mesazhin “Mos e harro Çamërinë“. Ky mesazh nuk i drejtohet shqiptarëve të Çamërisë, nuk i drejtohet shqiptarëve sepse ata nuk e harrojë Çamërinë dhe përkatësinë e tyre. Në radhë të parë ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremizmit grek. Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis, babain e tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, i cili në bisedime me kryeinistrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.

Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Sot thirrja “Mos e harro Çamërinë” i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë.

Ne me mesazhin “Mos e harro Çamërinë” i drejtohemi qeverisë shqiptare e cila sot duhej të përkujtonte 27 qershorin, ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, një detyrimin që buron nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën e përkujtimit mbi gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Sot i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e madh që rrjedh nga rezoluta, punimin për ditë për zgjidhjen e çështjes Çame. Sigurisht që ne e kuptojmë shumë mirë që në këto kushte të vështira që është sot Shqipëria, të një krize të madhe të funksionimit të demokracisë, të shtetit ligjor, një krizë politike, ekonomike dhe e pandemisë, do të dukej jo shumë me vend që të tërhiqnim vëmendjen për Çamërinë.

Por sot po ju kujtoj se kemi shumë arsye për të ngritur zërin për Çamërinë. Ju drejtohem të gjithë shqiptarëve, e keni parë se si qarqet ekstremiste greke janë gjallëruar duke djegur flamurin shqiptar dhe duke nxjerrë flamurin e vorio-epirit e ndërsa ne presim që të veprojë qeveria shqiptare, shohim që disa patriotë të cilët protestojnë në Gjirokastër, ndalohen nga policia, apo gjobiten. Ne kemi shumë arsye për ta ngritur sot zërin për Çamërinë dhe shqiptarinë. Ndërsa ne kërkonim ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë të vrarë në shtëpitë e tyre dhe jo në luftë, në Shqipëri u ngritën varrezat e e ushtarëve grekë, të cilët erdhën si pushtues në Shqipëri.

Nëse flasim për humanitet, le të ktheheshin te familjet e tyre, por i kanë lënë dhe i kanë mbjellë aty në kufijtë e hartës së vorio-epirit. E ndërsa ne kërkonim që varrezat e Kllogjerit të merrnin statusin e varrezave historike, këtë status e morën varrezat e ushtarëve grekë. E ndërsa ne ngrejmë zërin dhe kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, zgjidhjen e çështjes Çame, na përgjigjen me komisionet mikse që do të diskutojnë edhe emrin Çamëri në tekstet e historisë. Na përgjigjen me ligjin për Censusin e cila është një ushtrim i rrezikshëm për identitetin dhe sovranitetin kombëtar dhe PDIU është e gatshme t’i kthehet prap betejës që kemi para 10 vitesh.

I keni parë edhe në studiot televizive shqiptare, idiotët e Athinës na shfaqen në ekranet shqiptare duke kërkuar të drejtat e mohuara të minoritetit grek në Shqipëri. Ne kemi shumë arsye për të folur për Çamërinë, për shqiptarinë, për ato që na bëjnë bashkë, identiteti kombëtar, gjuha, kultura, historia, e shkuara dhe e ardhmja jonë e përbashkët. Prandaj po ju them, ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit.

<
>
9b81ad82-2ffc-4938-ab19-84478b749728 d1674e98-5293-4517-bbca-0c1a9a3a89db 68fb12fd-7570-4c52-b1f1-595ab1894a03


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas