Kryesore

780 ish-zyrtarë letër të hapur në mbështetje të Biden, mes tyre edhe Arvizu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 20/10/20 |
Nga Arsen Hoxha

Nga Arsen Hoxha
Uashington






Shtatëqindetetëdhjetë (780) gjeneralë, admiralë, ambasadorë dhe udhëheqës të lartë civilë të sigurisë kombëtare në pension shpallin mbështetjen e tyre për kandidataturën e Xho Bajdenit për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ata janë ish-nëpunës publikë që kanë përkushtuar karrierën e tyre, dhe siç shrehen ata “në shumë raste rrezikuar jetën për Shtetet e Bashkuara.” Përmes një letre të hapur drejtuar bashkëkombësave të tyre amerikanë, ata theksojnë se vendi ka nevojë për drejtim parimor dhe të përgjegjshëm.





“Ne jemi republikanë, demokratë dhe të pavarur. Ne e duam vendin tonë. Fatkeqësisht, ne gjithashtu kemi frikë për të. Pandemia ka provuar se Amerika ka nevojë për udhëheqje parimore, të mençur dhe të përgjegjshme. Amerika ka nevojë për një President që e kupton—siç ka thënë Presidenti Harry S. Truman—se “paraja ndalet këtu.” Ne mbështesim Xho Bajden-in si Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Ai është udhëheqësi që i duhet kombit tonë.”



Letra thotë se Bajden udhëhiqet nga ato parime që prej shumë kohësh tashmë e kanë bërë Amerikën të mrekullueshme.


“Demokracia është një e drejtë e fituar me vështirësi. Ne duhet ta mbrojmë dhe mbështesim brenda dhe jashtë vendit; Fuqia dhe ndikimi i Amerikës burojnë po aq nga autoriteti i saj moral sa nga fuqia e saj ekonomike dhe ushtarake; Shtypi i lirë i Amerikës është i paçmuar, jo armik i popullit; ata që sakrifikojnë ose japin jetën e tyre në shërbim të kombit tonë meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme; dhe qytetarët e Amerikës përfitojnë më shumë kur Shtetet e Bashkuara angazhohen me botën. Joe Biden gjithmonë do t’i vendosë nevojat e kombit para atyre personale.

Ish-zyrëtarët e lartë amerikanë e konsiderojnë të padiskutueshme ndershmërinë dhe integritetin e z.Bajden.

“Ai beson se ne duhet të qëndrojmë pranë aleatëve që kanë qëndruar pranë nesh. Ai nuk e harron se si aleatët e Amerikës në NATO u hodhën në anën e saj pas 11 shtatorit; si kurdët luftuan përkrah nesh për të mposhtur ISIS-in; dhe si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë qenë partnerë të palëkundur në kundërshtimin e provokimeve të Koresë së Veriut dhe Kinës. Joe Biden nuk do t’i shiste kurrë aleatët tanë për të qetësuar despotët, ose sepse nuk i pëlqen një udhëheqës aleat,” shkruhet në letër.

Në letër shprehet shqetësimi se Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të trashëgojë një komb dhe një botë të trazuar. Po kështu vihet theksi se Presidenti aktual ka demonstruar se nuk është i barabartë me përgjegjësitë e mëdha të zyrës së tij. Për ish-zyrtarët e lartë amerikanë, z.Tramp  nuk është në lartësinë e duhur për të përmbushur sfida të mëdha ose të vogla.

“Falë qëndrimit të tij përbuzës dhe dështimeve të tij, aleatët tanë nuk kanë më besim ose respekt për ne, dhe armiqtë tanë nuk kanë më frikë nga ne. Ndryshimi i klimës vazhdon pa u ndalur, ashtu si edhe programi bërthamor i Koresë së Veriut. Presidenti ka krijuar kushtet që kundërshtarët tanë Rusë të japin shpërblime për kokat e personelit ushtarak amerikan, dhe lufta e tij tregtare kundër Kinës ka dëmtuar vetëm fermerët dhe prodhuesit e Amerikës,” shkruhet në letër.

Letra mbyllet me një ftesë drejtuar të gjithë amerikanëve për të mbështetur z.Bajden, me besimin se ai ka karakterin, parimet, mençurinë dhe udhëheqjen e nevojshme për të adresuar një botë në zjarr.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas