Aktualitet

786 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, rriten vdekjet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 23/01/21 |
mapo.al

Shifra shqetësuese të Covid-19 në vend. Janë 786 raste të reja të infektuar me virusin nga 3513 teste të kryera. Ndërkohë rritet edhe numri i vdekjeve.



7 persona nuk e kanë fituar dot betejën me virusin. Situata në spitale duket normale me 271 të shtruar, ndërkohë që 489 persona janë shëruar.


Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos,




Të shëruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.



Të shtruar në spital- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.


Kanë humbur jetën- Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar në 24 orë 489
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3513

Testime totale 331,287
Raste pozitive 71,441
Raste të shëruara 43,384
Raste Aktive 26,747
Humbje jete 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15654
Fier 1975
Durrës 1502
Shkodër 1341
Elbasan 1113
Vlorë 1049
Lezhë 1000
Korçë 893
Berat 798
Gjirokastër 529
Dibër 486
Kukës 407

1



Pas