ShowBizz

8 fakte që ndoshta s’i keni dëgjuar kurrë për Brad Pitt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 19/12/20 |
mapo.al

Brad Pitt mbushi plot 57-vjeç ditën e djeshme. I konsideruar si një prej aktorëve më të bukur në Hollywood, Pitt, përtej filmave, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e tij me aktoret më të njohura të kinemasë.






8 fakte që ndoshta s'i keni dëgjuar kurrë për Brad Pitt


Dimë që Brad u martua me Jennifer Aniston në vitin 2000 deri në 2005-ën dhe pas ndarjes prej saj u martua me Angelina Jolie me të cilën ka 6 fëmijë. 10 vite më vonë, martesa e bujshme mbaroi dhe sot e kësaj dite janë ende në proces të komplikuar divorci. Çfarë nuk dimë rreth tij?





8 fakte që ndoshta s'i keni dëgjuar kurrë për Brad Pitt



1. Emri i tij i vërtet është William



Aktori quhet William Bradley Pitt, emër të cilin e trashëgoi nga i ati.

2. Ka një motër dhe një vëlla.

Brad është fëmija i madh i familjes. Ai ka një vëlla të quajtur Doug dhe një motër Julie.

3. Ai nisi të stërvitej me armë në një moshë fare të re

Armën e tij të parë Brad e mori para se të shkonte në shkollë, ndërsa të dytën në klasën e parë.

4. Brad ka studiuar për gazetari

U diplomua për Gazetar, por hoqi dorë pasi kuptoi që nuk bënte për një punë normale. Hapi i radhës ishte zhvendosja në Los Angeles dhe shkolla e aktrimit.

5. E filloi si aktor “i jashtëm” në filma

Para se të shndërrohej në yll kinemaje, Pitt luante në role të vogla. Një nga filmat e parë ishte në 1987, “Less Than Zero”.

6. Boom-i i tij si aktor ishte aksidental!

Brad Pitt nuk supozohej të ishte fare në filmin e famshëm Thelma & Louise në 1991-in. Ai e mori rolin, kur aktori që supozohej ta luante, hoqi dorë për një tjetër film.

7. Ai ka qenë i ndaluar nga Kina.

Aktorit s’i lejohej të hynte në Kinë për shkak të rolit të tij në filmin  Seven Years in Tibet, film i bazuar në kujtimet e alpinistit austriak Heinrich Harrer. Në 2016-ën, ai bëri daljen e parë publike në Kinë për filmin e tij “Allied”.

8. Reklamat e tij për kompanitë e makinave ndaloheshin në Malajzi.

Bëhet fjalë për vitin 2002. Autoritetet malajzeze pretendonin se nëse Brad Pitt do të shfaqej për një kohë të gjatë, burrat e vendit do të fillonin të ndiheshin të pasigurt.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas