Aktualitet

8 grabitje në 7 ditë, Gjykata e Durrësit jep burg pa afat për Astrit Thaçin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 19/02/20 |
mapo.al

Sot u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë për Astrit Thaçin, 27-vjeçari që grabiti argjendarinë në Elbasan dhe Adela Berisha, bashkëpunëtoren e tij.


Sipas prokurorisë, Adela Berisha kishte rreth një muaj që e njihte Thaçin dhe e ka ndihmuar atë me grabitjet. Avokati Gramoz Lika deklaron se vjedhjet Thaçi i ka bërë vetëm në efektin e lëndëve narkotike.



Gjykata ca caktuar masën detyrim për paraqitje për Adela Berishën dhe burg pa afat Astrit Thaçin.


Astrit Thaçit u arrestua ditën e shtunë në zonën e Kombinatit si i dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Elbasan dhe një sërë grabitjesh të tjera në Durrës e Tiranë.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas