Aktualitet

8 mijë euro rrogë në Korçë – Rama flet për vizion: Shqipëria e 2030-tës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 22/02/21 |
mapo.al

Gjatë një takimi online në lidhje me mbështetjen e star up-eve të reja, kryeministri Edi Rama iu përgjigj skeptikëve në lidhje me deklaratat e bëra prej tij pak ditë më parë se në Korçë ka të rinj që paguan deri në 8 mijë euro.






Rama tha se shumë të rinj sot janë dëshmitarë të këtij realiteti që ndodh jo vetëm në Korçë.


Ai tha se janë gati qendrat në disa qytetet të Shqipërisë duke nisur nga piramida në Tiranë, në Korçë, Shkodër, Vlorë që do trajnojnë të rinjtë në fushën e kodimit për të fituar paga të kënaqshme pa qenë nevoja të dalin nga vendi.





“Nga 61 ndërmarrje të vogla he të mesme që kanë përfituar dhe po bëjnë 66% të aplikuesve kanë marrë mbështetje në fushën e auditimit të inovacionit dhe teknologjisë. 28 prej tyre janë mbështetur me pajisje teknologjike. Këtu është përfshirë edhe BE dhe janë deri më sot 150 start up që janë ndikuar drejtpërdrejtë dhe të gjitha këto shifra vlejnë për të thënë se këtu ka shumë potencial për të zhvilluar dhe mund të themi se jemi në një fazë të çeljes së një embrioni dhe pikërisht për këtë arsye besojmë se ndërveprimi me ju është thelbësor.



 Ju nuk duhet të ndiheni si aktorë pasivë por aktivë. Nuk duhet të prisni dhe t’i referoheni thirrjeve tona por duhet të nxisni gjetjen e rrugëve për të dhënë përgjigje të reja së bashku. Ju na keni ndihmuar realisht me dëshmitë tuaja të punës që të shohim që këtu ka perspektivë dhe potencial real për ta zhvilluar këtë.


 Në vizionin e Shqipërisë 2030 pesha që zë ky aspekt i jetës sonë ekonomike dhe sociale është shumë herë më e madhe që pesha që ka zënë në të shkuarën në raport me aspektet e tjera I plotëson aspektet e tjera dhe jemi shumë të inkurajuar nga fakti që kemi hapur një rrugë të re me qendër të Tiranë dhe jemi në proces për të bërë gati një qendër te piramida për ta strehuar shumë iniciativa, për ta kthyer piramidën në një qendër të madhe evolucioni. Në Korçë është hapur programi fleksibël për mbështetjen e start up-eve njësoj si në Shkodër. Korça ka marrë një fond për të mbështetur realisht këtë projekt.

Në Vlorë jemi duke përgatitur transformimin e asaj godinës fantazëm në një qendër të komunitetit për kodimin dhe duam të krijojmë një rrjet të tërë me qendra të tilla në të gjitha qendrat e qarqeve të Shqipërisë që të rinjtë të përfshihen në këtë rrjet dhe të trajnohen për t’u kthyer në kodues dhe për të marrë dhe dije të tjera, për të dalë në një treg pa dalë nga Shqipëria. Kam parë përqeshje për atë që thashë se ndodh në Korçë por edhe ju jeni dëshmitar të këtij realiteti që të rinjtë mund t’i japin vetes punë me pasion dhe jo thjesht për t’u ushqyer dhe për t’u paguar ashtu sikur askujt nuk ia pret mendja se mund të arrihet”, tha Rama.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas