Aktualitet

8 muaj para zgjedhjeve/ Nis shantazhi për votën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 16/09/20 |
mapo.al

Duket se ka një aktivitet të shtuar, pas kërkesës së Ramës për 800 mijë vota, të kryebashkiakëve dhe drejtorëve të administratës për të shantazhuar punonjësit, që jo vetëm të votojnë për PS por të gjejnë dhe persona të tjerë për të votuar pushtetin. Kryebashkiaku i Fierit, drejtori i Inspektoratit të Shëndetit në Elbasan dhe Drejtori i ujësjellësit të Rrogozhinës,janë rastet e para për të cilat opozita ka bërë kallëzim penal, pasi kanë shpërndarë formularë të deklarimit të votës te vartësit. Ndërkohë sipas Kodit Penal, të gjithë ata që ushtrojnë shantazh për deklarimin e votës shkelin të paktën katër nene, dhe rrezikojnë minimumi pesë vite burg.


Kur nuk kanë mbetur më shumë se tetë muaj para zgjedhjeve, duket se ka një aktivitet të shtuar të administratës publike, kryesisht asaj vendore për të shantazhuar punonjësit me anë të formularëve për të deklaruar votën e tyre dhe të familjarëve, përndryshe mund të humbasin vendet e punës. Deri më tani opozita ka deklaruar tri raste, por fenomeni sipas burimeve nga opozita është shtrirë dhe në qytete të tjera. Vetë Edi Rama ka kërkuar me ngulm 74 deputetë duke kërcënuar të deleguarit politik dhe kryetarët e bashkive, se do të mbajnë përgjegjësi në rast se nuk marrin rezultatet që ai pret në qarqet apo bashkitë që drejtojnë. Në bazë të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, të gjithë ata drejtues institucionesh që shantazhojnëpunonjësit për përftime votash në favor të një subjekti politik, janë subjekt i ndjekjes penale, ndërsa në Kodin Penal ata janë shkelës të tëpaktën katër neneve dhe nga bashkimi i veprave mund të rrezikojnë të paktën pesë vjet burg.


Rastet
Rastin e parë do e denonconte kryetari i PD-së së Fierit Luan Baçi, më datë 11 shtator të këtij viti. Me anë të një statusi në Facebook, ai paraqiti një formular që u ishte shpërndarë punonjësve të administratës dhe jo vetëm, nga kreu i Bashkisë së Fierit ArmandoSubashi. “Çdo drejtues i drejtorive të Bashkisë duhet të gjejë 30 votues me nr. tel dhe kartë ID ta regjistrojë dhe të dorëzojë formularin te Subashi. Çdo punonjës i administratës të gjejë 20 votues me nr. tel dhe me kartë ID. Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të emëruar në 30 Qershor, që nuk janë pak po 51, duhet të gjejë 30 votues të identifikuar. Çdo drejtor institucioni dhe punonjësit e administratës duhet të mbushin formularët me nga 30 votues” thotë Baçi në denoncimin e tij. Më tej, më datë 14 shtator një tjetër denoncim do të vinte nga PD dega Elbasan, e cila akuzonte drejtorin e Inspektoratit Shëndetësor të këtij qarku Blendi Musai për shpërndarjen e të njëjtit formular. Madje për këtë të fundit, PD dega Elbasan ka bërë dhe kallëzim në Prokurori. Rasti i tretë u denoncua dje nga kreu i PD Rrogozhinë Ferdinand Saraçi. Ky i fundit akuzon drejtorin e ujësjellësit të Rrogozhinës, Skënder Dedej se ka shpërndarë formularë te punonjësit, të cilëve u kërkon deri në 50 vota për njeri, të afërm, të njohur ose miq.


Formulari
Formulari duket se është tipik, identik në të gjitha rastet çka të bën të besosh se zyrtarët kanë marrë direktiva të qarta politike për këto veprime. Formulari është ndarë në 7 kuadrate me nga 20 emra. Pra, në kuadratin e parë shënohet numri rendor deri në 20, në të dytin deri te kuadrati i katërt, emër, atësi, mbiemër. Në kuadratin e pestë numri personal i kartës së identitetit, në kuadratin numër gjashtë njësia administrative ku voton, dhe në kuadratin numër shtatë numri i telefonit. Pasi mblidhen të gjitha emrat, i dorëzohen degës së PS sipas qarkut, e cila paraprakisht bën një rakordim të votave sa do marrë dhe ditën e zgjedhjeve telefonohen individët , dhe u kujtohet premtimi që i kanë dhënë personit që ka dalë garant për votën e tyre. Në të kundërt, dihet se çfarë ndodh. Ky formular i është shpërndarë dhe personave që punojnë për një rrogë minimale, dhe jo vetëm drejtuesve të administratës. Pra, duke i kërcënuar dhe me bukën e gojës “Jam një punonjës i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë dhe doja t’ju vija në dijeni se drejtori jonë SkënderDedej po na kërkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jonë për t’i marrë kartat e identitetit e numrat e telefonit përzgjedhjet e prillit. Ne jemi punëtorë të thjeshtë me rrogë 220 mijë lekë me makinat tona e çdo të keqe”. Ky mesazh është publikuar nga kreu i PD Rrogozhinë së bashku me formularin përkatës.


Kodi Penal
Por pavarësisht garancive që mund të kenë marrë nga selitë e partive, ata drejtues që kryejnë këto veprime rrezikojnë shumë, së bashku me punonjësit që pranojnë të identifikojnë votues në emër të PS-së. Kjo sepse në Kodin Penal, ky konsiderohet si krim. Drejtuesit e institucioneve, janë subjekt i ligjit në plot katër nene të tij, që nga bashkimi i veprave penale rrezikojnë një minimum prej pesë vjetësh dhe një maksimum prej tetë vitesh në rast se provohen akuzat e bëra. Bëhet fjalë për nenet 327, 328, 328 (a, dhe 329 të Kodit Penal). Nga ana e saj Partia Demokratike, me anë të një udhëzimi të sekretarit tëPërgjithshëm Gazment Bardhi, iu ka kërkuar të gjitha degëve që të identifikojnë dhe dorëzojnë pranë PD emrat e atyre drejtuesve të administratës që detyrojnë punonjësit për të deklaruar votën e tyre apo të familjare me qëllim, dërgimin për ndjekje penale. PD thotë se në rast se ajo merr pushtetin nuk do të njohë asnjë shkarkim nga puna, që është bërë për motive politike nga ana e administratës qendrore dhe vendore. Pra, askush mos ketë frikë të denoncojë veprime të tilla.

Nenet e Kodit Penal që dënojnë përdorimin ose shantazhin ndaj punonjësve

Neni 328

Korrupsioni aktiv në zgjedhje ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Neni 328/a

Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.

Neni 329

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje: Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet

Neni 327

Shkelja e fshehtësisë së votimit. Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit deri në katër vjet me burgim.


Etiketa: , , ,

Pas