Aktualitet

8 vite burg në Itali për prostitucion dhe emigrim të paligjshëm – arrestohet 44 vjeçari nga Fieri







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 17/10/20 |
mapo.al

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vendosur në prangat e Policisë.


Bëhet fjalë për Edison Mërtiri, 44 vjeç, banues në Fier- i njohur gjithashtu si Adison Prifti, Artan Budo dhe Edison Prifti.


44-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni, si dhe organizator për emigrim të paligjshëm.”



Edison Prifti pritet të ekstradohet drejt Italisë. Ndërkohë, materialet i kaluan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Njoftimi i Policisë:


Fier

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Etiketa: , , ,

Pas