Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi në Facebook, thekson se ka ardhur koha që Edi Rama të largohet.
Sipas kryedemokratit, në 8 vite Rama pati vetëm dështime dhe premtime boshe, dhe tani vjen sërish me premtime të tjera boshe për 25 prillin.
Për këtë arsye, Basha deklaron se PD ka plane serioze dhe të zbatueshme për vendin, dhe nëse nuk i përmbush angazhimet, kjo parti nuk do të kërkojë mandat tjetër.
Statusi i Bashës:
Pas 8 vitesh dështimi dhe premtimesh boshe, është koha që Rama të largohet. Është koha që të sjellim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.