Aktualitet

8 vrasje në 8 ditë, bilanci tronditës i qershorit flet shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 08/06/21 |
Mirgen Çela

Bilanci i vrasjeve në vend sa vjen e rëndohet. Në 8 ditët e para të muajit qershor janë shënuar 8 vrasje. Pjesa më e madhe krime në familje dhe vrasje për larje hesapesh






Këto shifra flasin shumë, tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërkohë nga autoritetet përgjegjëse po kalohet në heshtje totale. Asnjë deklaratë për mediat nga ana e Policisë së Shtetit mbi bilancin tronditës, asnjë njoftim për masat e marra, nëse janë marrë. Edhe sa ngjarje kriminale duhet të ndodhin që të thuhet një fjalë, të mbahet përgjegjësi, a të jepet dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu?


Një vrasje u shënua edhe sot. Qetësi s’ka. Askush nuk ndjen se paqja ekziston. Lajmet kryesore në media janë kronika të zeza. Rrugët po përgjaken thuajse çdo ditë.







Në 4 mujorin e parë të vitit 2021 shifrat treguan se krimet janë më shumë se një vit më parë. Tashmë në muajin e gjashtë bilanci veçse u thellua. 13 ekzekutime mafioze, pa autor. Po përgjegjësit ç’po bëjnë?



Mapo sjell një përmbledhje të krimeve të ditëve të para të qershorit.



Mbrëmjen e djeshme, opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazhd, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë, teksa më herët vëllai vrau motrën në Shkodër për 4 mijë euro për shpenzimet e mobiljeve në Shkodër.

Ndërsa 3 ditë më parë vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pasi çifti ishte në proces divorci.

Mëngjesin e sotëm u shënua një vrasje në Peqin, ku viktimë mbeti Ylber Xhahysa. Ai u vra nga shoku i tij, Leonard Bashaliu. Ngjarja thuhet se ka ndodhur për motive banale. 44-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, pistoletë tip TT. Autori i kësaj ngjarje është 36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, i arrestuar nga uniformat e policisë, teksa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Vrasjet sipas datave për 8 ditët e para të muajit qershor
1 qershor – Biznesmeni Çajup Selimi u vra në Tepelenë me një plumb në kokë dhe një në gjoks, nga persona ende të paidentifikuar.

Dy vrasjet e 2 qershorit – Rako Qorri u vra në lokalin e tij ndërsa iu plagos edhe i biri nga Sofokli Shani. Ngjarja kriminale ndodhi pas një konflikti çasti. Sherri agravoi deri në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa më pas, Shani merr armën në banesë dhe qëllon për vdekje Rako Qorrin, si dhe i plagosi të birin, Kejdin.

Po këtë natë, në derë të shtëpisë u ekzekutua Shkëlzen Velaj. Autorët të cilët ende nuk janë identifikuar dhe janë në arrati, e qëlluan për vdekje me breshëri Velajn. Altin alias Shkëlzen Velaj është një prej 7 të arrestuarve nga blutë e Vlorës në Tetor të 2019 gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” , për kultivim të lëndëve narkotike. 35-vjeçarit, 6 vjet më parë i kishin vrarë dhe vëllain Ardi Velajn, në të ashtuquajturën “masakra e Çoles”, ku humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë.

4 qershor – Në mes të Tiranës pranë Gjykatës u regjistrua një vrasje brenda në lokal. Vjehrri vrau dhëndrin pasi po i divorcohej me të bijën. I plagosur mbeti edhe avokati i njohur Adriatik Cama. Historia e viktimës me bashkëshorten është bërë publike edhe në media. Ata dje kishin seancën e pestë në gjykatë, në proces divorci.

6 qershor – Biznesmeni Gramoz Mema u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar në derë të shtëpisë në Ksamil. Kjo vrasje, në dukje është e tipit mafioz, ku autorët presin shënjestrën duke ruajtur çdo lëvizje, e heqin qafe me silenciator, pa zhurmë, dhe largohen s’dihet se ku.

Po më 6 qeshor, vëllai vrau motrën pas një konflikti në Shkodër. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa i vëllai, i cili ka kryer krimin ishte një person i cili e kishte dhunuar më parë.

7 qershor – Mbrëmjen e djeshme, opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazht, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë.

8 qershor – Sot u vra me pistoletë në Peqin, Ylber Xhahysa. Autori i krimit është shoku i tij, Leonard Bashaliu. Shkak i krimit raportohet se është bërë një mosmarrëveshje me palëve. Viktima, thuhet se ishte pronar i një studio televizive, kabllor, në Pajovë.

LEXO EDHE:

Krimi arrin majat, a do të largohet Ardi Veliu?

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas