Maliq -4 persona janë arrestuar në afërsi të fshatit Leminot mbrëmjen e së premtes, për kalim të paligjshëm të 80 klandestinëve kundrejt përfitimit ekonomik.
Bëhet fjalë për vëllezërit Amarildo dhe Endri Rrushi, 23 dhe 27 vjeç, banues në fshatin Stranik , Renard Biçaku 30 vjeç, dhe Urim Bajrami 29 vjeç, të dy banues në Librazhd.
Emigrantët u identifikuan dje gjatë inspektimit të një kamioni me rimorkio.
Emigrantët e ndaluar që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme, po mbahen në stacionin e Kapshticës.
Mes refugjatëve ka gra, vajza dhe fëmijë. Duhet thënë se numri i tyre është më i madhi i kapur në një aksion policie në juglindje të vendit.
Sakaq, materialet në ngarkim të të prangosurve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.