Kronika

81 të vdekur nga COVID-19, kjo është situata te spitali Infektiv





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 07/07/20 |
mapo.al

Rastet fatale si pasojë e koronavirusit në vendin tonë tashmë janë të përditshme.


Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.


Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.


Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja.


7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE: 

74 raste të reja me COVID, 12 qytetet ku numri i të prekurve po rritet


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas