Aktualitet

820 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orë, 223 të shtruar në spitalet COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:05 - 22/09/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 820 raste të reja me koronavirus nga 5544 testime të kryera. Fatkeqësisht, 7 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit






Konkretisht, bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati dhe 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.


Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.







Sakaq, në të gjithë vendin janë 12,483 pacientë aktivë me koronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1075 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.



Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Lexo edhe :  Pandemia, Brataj zbulon skenarët e vjeshtës: Mund të hapen spitalet rajonalë


Statistika (22 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

1


Etiketa: , , , , ,

Pas