Aktualitet

83% e rasteve të reja me COVID në SHBA, janë të variantit Delta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 21/07/21 |
mapo.al

Zyrtarët e Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara thonë se varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet dhe përbën tani rreth 83% të rasteve me COVID-19 në vend.






Kjo është një rritje dramatike nga java e 3 korrikut, kur varianti përbënte rreth 50% të rasteve të koronavirusit.


“Mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19 është parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe vaksinimi është mjeti më i fuqishëm që kemi”, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një seance të Senatit amerikan të martën.





Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauci tha se vaksinat e autorizuara për COVID-19 në vend janë më shumë se 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.



Dr. Walensky tha se vdekjet nga COVID-19 në SHBA kanë qenë mesatarisht 239 në ditë gjatë javës së kaluar, gati 48% më të larta se një javë më herët.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 15 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit


Delta është shumë më ngjitës sesa variantet e tjera të koronavirusit Ajo u zbulua për herë të parë në Indi, por tani është identifikuar në të gjithë botën.

LEXO EDHE: 

Kreu i OBSH parashikon mbi 100,000 viktima deri në mbyllje të Lojrave Olimpike

19


Etiketa: , ,

Pas