Aktualitet

83 mijë vota të pavlefshme, Celibashi: Duhet analizë, shkak fleta me numra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 30/04/21 |
mapo.al

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilrijan Celibashi zhvilloi një konferencë për mediat ku prezantoi emrat e rinj të kandidatëve pas zgjedhjeve të 25 prillit.





I pyetur për numrin e lartë të votave të pavlefshme Celibashi theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një fushatë informimi dhe edukimi si asnjëherë tjetër.


Sipas tij është përdorur çdo mjet i komunikimit masiv që nga media tradicionale dhe deri tek rrjetet sociale për të thjeshtëzuar modelin e ri të fletës së votimit.





Dilemës se nëse do kishte rreth 80 000 vota të pavlefshme në rang kombëtar, po të ishte përdorur modeli i fletës me emra, kryekomisioneri e argumentoi si çështje këndvështrimesh, por megjithatë pranoi se duhet bërë një analizë.



“Në vlerësimin tim nëse fleta e votimit do të ishte me emra ndoshta mund të ishte ndryshe, por nga ana tjetër vendimmarrja e KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor konsideroi fletën e votimit me numra si më të thjeshtë“, tha Celibashi.

Lexo edhe :  KQZ publikon listën zyrtare: 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas