Aktualitet

833 të vdekur në 24 orë, ministri francez: Situata do të përkeqësohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 07/04/20 |
mapo.al

Pas Italisë dhe Spanjës, është Franca shteti që po vuan përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, në Francë u konfirmuan 833 persona të vdekur, ndërsa një ditë më parë 518 persona humbën jetën.


Pavarësisht rritjes së ndjeshme të personave që kanë vdekur, ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran, ka thënë se pandemia ende nuk e ka arritur pikun. “Ne jemi akoma në fazën e përkeqësimit të epidemisë”, ka thënë Veran për BFM TV.


Ai shtoi se masat e vendosura në luftën ndaj koronavirusit do të zgjasin derisa rreziku të jetë evident.


Deri tani, në Francë janë konfirmuar 98984 persona të prekur, nga të cilët 8911 kanë ndërruar jetë, shifra këto të cilat e rendisin si shtetin e pestë me numrin më të lartë të prekurve dhe i treti për numrin e të vdekurve.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas