Aktualitet

84 vota – Rrëzohet në Kuvend dekreti i Metës për koncesionin e Rinasit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 08/03/21 |
mapo.al

Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit. Dekreti i kreut të shtetit u hodh poshtë me 84 vota.





Meta e denoncoi aferën e shtyrjes së afatit të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit me 13 vite, ende pa mbaruar afati i kontratës së parë, në fund të muajit shkurt.


Presidenti solli gjithashtu disa të dhëna, që sipas tij, e bëjnë edhe më të dyshimtë marrëveshjen, për rrjedhojë anti-kushtetuese.




Gjithçka nga qeveria në parlament, sipas Metës, ka kaluar brenda një date, më 27 janar. Në një kohë kur ka ligje shumë të rëndësishme që presin ende nëpër komisione e nuk kalojnë në konferencën e kryetarëve në Kuvend.


Presidenti tha po ashtu se marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë, është nënshkruar tek një noter në Kamëz.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas