N/Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku është pyetur nga prokurorët e Tiranës lidhur me një çështje që bëri bujë në media, ku z. Mazniku kishte qendruar në një hotel në Barcelonë, që kushton 900 euro/nata. Pas shkrimeve të media reagoi edhe PD e cila tha se hoteli i Maznikut është paguar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha i cili ka marrë shumë tendera nga bashkia.
Prokuroria e Tiranës nisi verifikimet ndaj Maznikut në fillim të muajit, ndërsa sot vendosi ta marrë atë në pyetje. Z.Mazniku ka qendruar për 1 orë e 30 minuta përpara prokurorëve. Duke dalë nga prokuroria ai dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku u shpreh: “Më vjen mirë që erdha sot dhe pata mundësi të them të verteten. Është mirë kur i japim drejtësisë informacion, sepse vetëm e vërteta e mund baltën, zhurmën dhe ‘Fake News'”.
Lexo edhe:
I pagoi hotelin Maznikut, PD: Fusha shpk, 40 mln € tenderë në 4 vite