Kryesore

94 vota pro! Deputetët votojnë marrëveshjen me Pfizer pa e lexuar









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 19/01/21 |
mapo.al

Parlamenti votoi pasditen e djeshme me 94 vota pro marrëveshjet për sigurimin e vaksinave me kompaninë “Pfitzer”.



Teksti i marrëveshjeve është klasifikuar sekret tregtar dhe deputetët, siç deklaruan dhe në sallë, nuk e kanë lexuar përmbajtjen e saj.


Deputetët kanë votuar vetëm atë çfarë thuhet në titullin e dokumentit: “Akt Normativ nr. 3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.




Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk dha detaje për marrëveshjen, por foli parimisht. Deputetët që kërkuan tekstin e dokumenteve para votimit, morën përgjigje se dokumenti ishte “sekret tregtar”.




Kuvendi miraton tre aktet normative
Akt Normativ nr.38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Antcovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.

Akt normativ nr.1, datë 10.01.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin , nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administritmit të vaksinave anti-covid-19 në republikë ne Shqipërisë si dhe në përdorimin e tyre në popullatë”.

Akt Normativ nr.3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për :Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

1


Etiketa: , ,

Pas