981 fëmijë dhe adoleshentë janë injektuar me 1 ose 2 doza të vaksinës anti-COVID në Shqipëri. Përqindja e fëmijëve të vaksinuar nga 11 janari 2021 deri në 31 dhjetor 2021 është 0.17%.
Në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për Euronews Albania, nënvizohet se 122 fëmijë të grupmoshës 12-15 vjeç janë infektuar me një dozë të vaksinës Pfizer.
Ndërsa 45 fëmijë të kësaj grupmoshe me dy doza të vaksinës. Asnjë fëmijët shqiptar nuk është injektuar me 3 doza vaksinash.
859 adoleshentë të grupmoshës 16-17 vjeç janë vaksinuar me një dozë dhe 345 të tjerë me 2 doza.
Tirana, Shkodra, Berati dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të lartë të vaksinimeve. Numri total i dozave të aplikuara është 1376.
Numrat e injektimeve, tregojnë se ka hezitim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmijë