Kronika

Qëlloi me breshëri hotel “Volorekën”, i arrestuari dyshohet edhe për vrasjen e kryekomisarit të Pogradecit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:49 - 12/08/20 |
mapo.al

Operacioni i koduar “Driloni” është mbyllur me sukses në Pogradec, ku është arrestuar Ilir Berberi.


Berberi, i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje, ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj hotel “Volorekës”, në Pogradec.


Ai është hetuar edhe për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit, dhe për disa ngjarje të rënda kriminale.


Forcat Renea kanë rrethuar banesën ku jetonte 52-vjecari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.


Në momentin e ndërhyrjes ai ka qënë në gjumë, dhe kjo ka bërë që të mos rezistonte.

Shtëpia e tij ishte e veçuar dhe ndodhej rreth 500m larg banesave të tjera, në një pozicion strategjik, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund t’i afroheshin rrethimit.

Gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe fishekë.

LEXO EDHE: 

Sulmi me armë ndaj hotelit në Tushemisht, RENEA arreston në pyll autorët (VIDEO)


Etiketa: , ,

Pas