Këngëtarja Tayna ka vendosur të sjellë një projekt për një kauzë të rëndësishme sociale, sikurse është lufta ndaj bullizmit. Ajo ka marrë shkas nga Besim Hajre, i cili u bë viral nëpër rrjetet sociale dhe ra pre e talljeve.
“Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve të videos “A ban me fol”. Besimi ishte ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai më tregoi për talljet që i kishin ndodhur, siç i dimë të gjithë, historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve”, ka shkruar Tayna në rrjetin social “Instagram”.
“Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kahje tjetër. Besimi tha se ishte dakord, po ashtu edhe Iliri tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është më ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar”, ka shkruar më tej ajo krahas fotos ku shfaqej me Besimin në studio.
https://youtu.be/47QAMuMtaOs