Bota, Kryesore

A do e rrëzojë e motra mbretin që del me kanotiere dhe me dashnoren në publik?

Një triller interesant po luhet këto ditë në Tajlandë. Lajmet që vijnë nga ky vend kanë bërë xhiron e botës. Së fundmi thuhet se ka pasur një tentativë për grusht shteti, edhe pse lajmi është përgënjeshtruar.


Por çfarë po ndodh?

Princesha Ubolratana, motra bukuroshe e mbretit Maha Vajiralongkorn, deklaroi para pak ditësh se ka ndërmend të konkurrojë për postin kryeministror. Mbreti reagoi me zemërim, duke thënë se është diçka e papërshtatshme.

Historia me pak fjalë është e tillë: babai i tyre ka ndërruar jetë para disa kohësh, por vlerësohej si një njeriu shumë i dashur për tajlandezët.

I biri që mori fronin, është pak të thuash se është i çuditshëm. Shumë tajlandezë mendojnë se ai nuk e meriton të jetë mbreti i tyre, edhe pse kanë frikë ta thonë publikisht. Kurse e motra është më e dashur për njerëzit.

Në një rast, Maha Vajiralongkorn, 65 vjeç, u fotografua në Gjermani me sandale dhe kanotiere, në një Mercedes S350d dhe shoqëruar nga dashnorja e tij 32-vjeçare. Bashkë me të ishin dhe një tufë prej 30 truprojash. Dashnorja quhet Suthida dhe është 32 vjeç. Ka qenë stjuardesë dhe jeton në Mynih.

Princi ekstravagant ka blerë një vilë që kushton 10 milionë euro në Mynih.

Sipas Bild, ai është martuar tre herë dhe ka shtatë fëmijë. Pasuria e familjes së tij shkon në 35 miliardë euro. Ata janë familja mbretërore më e pasur në botë.

Maha Vajiralongkorn u shkollua në disa prej shkollave më të mira në botë dhe u gradua si oficer dhe pilot. Por me raste jetonte si murg budist. Më pas u lëshua në shfrenim. Mediat i kanë publikuar në një rast një video orgjish.

<
>
mbreti1 mbreti2 mbreti3 mbreti4 mbreti5 mbreti6 mbreti7 mbreti8 mbreti9 mbreti10
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas