A do garojë Vetëvendosje në zgjedhje në Shqipëri? Ja ç’thotë Abazi

Lajmi se Lëvizja Vetëvendosje po regjistron një parti politike në Shqipëri ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri pas një statusi të publikuar nga pedagogu dhe aktivisti Hysamedin Feraj. Ai thotë se drejtuesi ekzekutiv i lëvizjes do jetë Boiken Abazi. Por ky i fundit thotë se nuk do jenë subjekt politik, por fillimisht do ngrihet Qendra Vetëvendosje.

“Ne nuk synojmë të transformohemi sot në një subjekt politik në Shqipëri. Ne synojmë të jemi aktivë përmes shoqërisë civile, duke krijuar ura bashkëpunimi në Shqipëri me atë në Kosovë, e më gjerë edhe rajon ku janë shqiptarët, si dhe me institucionet dhe subjektet shqiptare. Synojmë të kemi qasje në komisionet parlamentare, duke shtruar pyetje dhe të interesohemi për çështje që po prekin Kosovën drejtpërdrejt në vendimet që merren këtu, pasi janë duke ndikuar më gjerë edhe në Ballkan”, tha Abazi për TCH.



“Ne nuk jemi pozicionuar në raport me përplasjen pozitë-opozitë që po ndodh në Shqipëri”, thotë më tej Boiken Abazi. “Synojmë që për tema madhore që prekin kombin shqiptar të bashkëpunojmë me të dyja”.

Por përse erdhi ky vendim?

“Kemi pasur kërkesa të shumta këto kohë. Kërkesat e shtuara nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë për të shtrirë aktivitetin e Vetëvendosjes edhe këtu. Kemi menduar se ka ardhur koha që të kemi një aktivitet më dinamik, më të shtuar, pasi nuk është hera e parë që ne zhvillojmë aktivitet në Shqipëri, duke parë edhe modelet e ndryshme që ne mendojmë se janë të mira, jo vetëm në Kosovë, por edhe për kombin shqiptar, si për shembull modeli i shtetit zhvillimor, ekonomi e bazuar në prodhim, natyrisht edhe synimit tonë kryesor që është e drejta e vetëvendosjes për popullin shqiptar për bashkim kombëtar”, tha Boiken Abazi.

LEXO EDHE:

Filozofët që duan të regjistrojnë Vetëvendosjen në Shqipëri


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252