Aktualitet

A do ketë dialog pas dorëheqjes së Gjiknurit?Ja si përgjigjet Bardhi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 19/09/19 |
ro ot

Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi sot se është gati të heqë dorë nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore pas akuzave të liderit të PD-së, dhe në përpjekje për ti hapur rrugë dialogut mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore.






Menjëherë pas këtij “lëshimi” nga ana e mazhorancës ka reaguar numri II i PD-së, Gazment Bardhi.


Ai u shpreh se “Damian Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve duhet të procedohen penalisht dhe të shkojnë në burg. Kjo nuk është kërkesa e opozitës por është standard i BE”.







Pyetje: Z. Bardhi, pak orë më parë Damian Gjiknuri deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, nëse PD njeh Komisionin.




Gazment Bardhi: Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.
Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.
Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.

Lexo edhe :  Emrat e Komisionit që do drejtojë punimet e Kuvendit, e drejton Këlliçi


Lexo edhe:

Akuza e Bashës/ Gjiknuri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës

1


Etiketa: , , , ,

Pas